Avokati: Pse ngjarja në Deçan nuk mund të quhet terrorizëm dhe atentat

Avokati i njohur në Kosovë, Asdren Hoxha, ka folur për sulmin e mbrëmshëm në Deçan ku mbetën të vrarë tre persona. sipas tij kjo ngjarje s’mund të cilësohet si “terrorizëm” apo “atentat”.

Avokati me anë të një postimi në Facebook shkruan se këto terminologji që po përdoren janë të gabuara.  Kjo pasi që sipas tij fjala “terrorizëm” është fjalë e rëndë për të cilën duhet të plotësohen shumë komponentë njëkohësisht.

“Fjala”terrorizem”, është fjalë e rënde, për të cilën duhet me u plotesu shumë komponentë njëkohësisht e jo më ja fut kot me tronditë opinionin edhe me i shqetësuar njerëzit se mos kanë hy terroristat ne Republikën e Kosovës gjë që është fantastikë shkencore”, ka shkruar ai.

Ndërkaq sa i përket cilësimit të rastit si atentat, ai ka thënë se kjo fjalë nënkupton sulmin me armë në drejtim të marrjes së jetës ndaj funksionarëve të lartë shtetëror, dhe nuk ndërlidhet me rastin në Deçan.

Postimi i plotë:

Kujdes me fjalorin edhe terminologjin?!

Fjala”atentat”nenkupton,sulmin me arm ne drejtim marrje te jetes ndaj,funksionerve te lart te Shtetit…pra ne asnje rrethane tjeter nuk guxon te perdoret si term se po bini gllupa edhe te padijshem.

Fjala”terrorizem”,eshte fjale e rende,per te cilen duhet me u plotesu shume komponente njekohesisht e jo me ja fut kot me trondite,opinionin edhe me i shqetsu njerzt se mos kane hy,terroristat ne Republiken e Kosoves gje qe eshte fantastike shkencore.

Rasti ne Decan eshte rast shume i rende,nje nder me kompleksit nga pas lufta per nga humbjet ne njerez edhe,Policia eshte ne test ku duhet deshti apo jo me zbulu edhe zbardh rastin,per me qetesu opinionin por asesi,nuk kemi te bejm me atentate edhe terrorizma.

Une mendoj se ky rast,eshte rast i thjesht me motive shume te qarta edhe thjeshta,nga njerz me nivel shume te ulet intelektual edhe volutiv keshtu qe nese ky rast nuk zbulohet edhe zbardhet atehere ky Shtet nuk eshte Shtet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme