Avokati thotë se 6 gylenistët ende nuk janë deportuar në Turqi

Avokati i gylenistëve të arrestuar ditën e së enjtes nga Policia e Kosovës thotë se të gjashtë shtetasit turq ende gjenden në Kosovë dhe se të njëjtit nuk janë deportuar.

Sipas avokatit, tre të arrestuarit ndodhën në aeroport, dy në ambasadë dhe vendndodhja e njërit nuk dihet, raporton Express.

Ndërkohë që, krerët e shtetit deklarojnë krejt të kundërtën, përfshirë edhe presidenti Tayip Erdogan.

Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend tha se tashmë të arrestuarit janë depotuar në Turiq, dhe kjo sipas tij, ka ndodhur dje kah mesdita.

Edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka konfirmuar se gjashtë gylenistët e dëbuar nga Kosova janë në Turqi. Ata pritet të persekutohen nga gjykatat turke që parimisht i sheh terroristë gylenistët

Siç raporton Anadoulu Agency, medie kjo e Erdoganit, “ekstradimi” që në fakt nuk kaloi nëpër asnjë procedurë ligjore e ka lumturuar autokratin turk.

Ai flet për bashkëpunimin me autoritetet e Kosovës për t’i kapur gylenistët të cilët i konsideron terroristë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme