Avokati Tomë Gashi: Ky është dëshmitari kryesor kundër aktivistëve të VV-së, një kriminel ordiner

Avokati Tomë Gashi, i cili mbron deputetin e Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi në procesin gjyqësor kundër tij për sulmin ndaj Kuvendit, ka thënë se dëshmitari kryesor në rastin kundër Krasniqit dhe tre aktivistëve të VV-së është një kriminel ordiner.

Sipas Gashit, Heset Ramadani i cili është dëshmitari kryesor në këtë rast, është i dënuar për shumë vepra penale, shkruan Periskopi.

“Dëshmitari kryesor në rastin e katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! është krimineli ordiner Heset Ramadani, i cili është dënuar për shumë vepra penale të vjedhjes së rëndë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar në Facebook  Tomë Gashi.

Gashi ka folur për të kaluarën kriminale të dëshmitarit, si shënjestër të lehtë për manipulim.

“E kaluara e tij kriminale e ka bërë atë shënjestër lehtësisht të manipulueshëm nga ata të cilët e kanë inskenuar akuzen kundër aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje! Dëshmia e tij përveç se ka qenë e pabesueshme, kjo dëshmi e ka dërguar në paraburgim edhe  Astrit Deharin, i cili u vra në Qendren e Parburgimit në Prizren”, ka shkruar Gashi.

Gjykata e Apelit e Kosovës neser në seancë duhet të ketë parasysh edhe këtë provë, ka shkruar Gashi.

“Dëshmija e tij kontraverze është përdorur si një prej fakteve të dënimit të Aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje!  Me këtë dëshmi të re të publikuar besoj që Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë do ta identifikoj lehtë manipulimin me këtë dëshmitar hajdut, dhe do të sjellë aktgjykim lirues për të gjithë aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje! të dënuar padrejtësisht”, ka shkruar Gashi. /Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme