Avokatja për të drejtat e njeriut dënohet me 38 vjet burg

Nasrin Sotudeh, avokatja për të drejtat e njeriut, është burgosur në Iran dhe i është dhënë një dënim prej 38 vjetësh burg dhe 148 rrahje, thotë familja e saj

Nasrin Sotoudeh u akuzua për disa vepra të lidhura me sigurinë kombëtare, por që të gjitha këto akuza janë mohuar nga avokatja për të drejtat e njeriut, përcjell Periskopi.

Sotoudeh është e njohur për përfaqësimin e grave që kanë protestuar se duhet të veshin shaminë.

Ky dënim është kritikuar me të madhe nga të gjithë, sidomos nga Amnesty International.

“Nasrin Sotoudeh ia ka kushtuar jetën e saj për të mbrojtur të drejtat e grave dhe duke folur kundër dënimit me vdekje”, tha Philip Luther nga Amnesty International.

“Është krejtësisht e egër që autoritetet iraniane po e dënojnë atë për punën e saj të të drejtave të njeriut,” shtoi ai.

Burri i Sotoudeh konfirmoi dënimin e saj në Facebook, pas një bisede telefonike të shkurtër me të nga burgu, sipas Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran.

Ndërsa, avokati i saj tha se ajo ishte akuzuar për përhapjen e informacionit kundër shtetit, duke fyer udhëheqësin suprem të Iranit dhe spiunimin.

Kush është Nasrin Sotudeh?

Ajo është njëra nga shtatë avokatë të të drejtave të njeriut të arrestuar në Iran vitin e kaluar.

Sotudeh u burgos fillimisht në vitin 2010 për përhapjen e propagandës dhe komplotimin për të dëmtuar sigurinë e shtetit dhe u lirua në vitin 2013.

Ajo i kishte mohuar këto akuza dhe derisa ishte në burg, Parlamenti Europian i dha asaj çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit për punën e saj që përfaqësonte aktivistët e opozitës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme