Avramopoulos: Do isha njeriu më i lumtur ditën kur do të firmosja liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri për Punët e Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, priti në takim ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli. Avramopoulos tha se do të jetë njeriu më i lumtur ditën kur do ta firmosë liberalizimin e vizave për Kosovën
“Po presim lajme të mira që të hapim dyert për liberalizimin e vizave për Kosovën. Do të isha njeriu më i lumtur nëse do vendosja nënshkrimin e vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën”, i ka thënë komisioneri për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi në Bruksel.

Situata në Parlamentin e Kosovës u diskutua gjatë në këtë bashkëbisedim të parë midis dy politikanëve.

“Jeni në një mjedis miqësor dhe ju e dini disponimin tim për Kosovën. Kosova është në qendër të Ballkanit dhe ne nuk duam një riballkanizim të rajonit, por duam që Kosova të jetë flamur i integrimit evropian”, pohoi ai.

“Luftoni dukuritë negative, korrupsionin, elementet që stigmatizojnë negativisht vendin tuaj, dhe mezi pres të hap dyert e mundësive në institucionet evropiane, ndonëse situata nuk është më e mira”, theksoi më tej komisioneri Avramopoulos.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha nga ana e tij, se “pas 3 vjetësh bllokimi, Kosova pritet ta votojë Demarkacionin me Malin e Zi”.

“Do të doja t’ju ftoja ta festonim lajmin së bashku me të rinjtë e vendit tim. Kushtet e BE-së për Kosovën nuk janë për interesin tuaj, por për të mirën tonë dhe unë jam mbështetës i madh i integrimit evropian. Si vende të vogla ne nuk mund të mbijetojmë në botën e sotme”, tha ministri Pacolli.

Tutje, kryediplomati kosovar e përshkroi Qeverinë e sotme të Kosovës si “një qeveri mjaft dinamike që mund të bëjë shumë punë, nëse mbështetet nga institucionet evropiane”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme