Axhioski: Struganët nuk u befasuan Për Merkon

Kryeministri është ai i cili duhet të kërkojë përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ramiz Merko. Kështu vazhdon të insistojë VMRO-DPMNE-ja e cila nuk beson se Merko do të japë vullnetarisht dorëheqje pas futjes së tij në listën e zezë amerikane. Këto ishin disa nga qëndrimet në tribunën e sotme për krimin dhe korrupsionin, nga partia opozitare.

“Struganët nuk u befasuan nga lista e zezë në të cilën u gjind kryetari i komunës sepse ata jetojnë tashmë disa vite me gjithë këtë krim dhe korrupsion që ndodh në Strugë me të gjithë atë egërsim dhe mosrespektim të ligjit dhe atë sjellje të Merkos. Ky ishte vetëm një konfirmim për atë që e flasin më gjatë kohë edhe qytetarët, edhe ne si parti politike lokalisht në Strugë. Kryeministri i cili ndoshta është kyç në këtë proces dhe i cili duhet të kërkojë dorëheqje amnistohet nga gjithë kjo gjë dhe vetëm thotë se të isha unë në vendin e tij, do të jepja dorëheqje,” deklaroi Mirçe Axhioski, VMRO. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme