Azerbajxhani ka konfirmuar se forcat armene kishin qëlluar me raketa në qytetin e saj të dytë Ganja, duke vrarë një civil dhe ka plagosur katër të tjerë gjersa kërcënoi të hakmerrej.
Zhvillimet shënuan një përshkallëzim të luftës në Kaukazin e Jugut që shpërtheu një javë më parë, raporton reuters.
Deri më tani, lufta kryesore ka qenë midis Azerbajxhanit dhe Nagorni-Karabakut, një enklavë etnike armene brenda Azerbajxhanit, por tani po kërcënon të përhapet në një luftë të drejtpërdrejtë me vetë Armeninë, transmeton Telegrafi.
“Azerbajxhani do të shkatërrojë objektivat ushtarakë direkt brenda Armenisë nga të cilat po ndodhin bombardimet e qendrave azere”, tha ndihmësi presidenti, Hikmet Hajiyev.
Ai tha se kishte gjithashtu viktima civile në një rajon tjetër të Azerbajxhanit, Beylagan, i cili kufizohet me Nagorni-Karabakun.
Ndryshe, konflikti kërcënon të zvarritë fuqitë e tjera rajonale pasi Azerbajxhani mbështetet nga Turqia, ndërsa Armenia ka një pakt mbrojtje me Rusinë.