Krahas pasojave nga pandemia, furnizimi me energji elektrike gjatë viteve të ardhshme do të jetë çështje me të cilën do të merremi 24/7, parasheh kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.
Azeski tregon se çmimi i energjisë elektrike në bursën për energji në Budapest (HUDEX) për 12 muajt e fundit u rrit, prej 57 euro për megavat orë në 1.01.2021, deri 138 euro për megavat orë më 27.09.2021. Sipas të gjitha informacioneve relevante, shkak për këtë janë: agjenda e gjelbër në Evropë dhe ulja e energjisë së prodhuar nga qymyri, prodhimtaria relativisht e ulur nga centralet me erë në Evropë, rritja e shpejtë e tregjeve gjatë tremujorit të kaluar dhe rritja enorme e çmimit të gazit natyror në bursat botërore. Prej këtu, fillon edhe problemi me të cilin sipas gjitha gjasave do të merremi një periudhë të gjatë.
Sipas tij, përvojat nga pandemia na mësojnë se në kriza të këtilla secili kthehet kah vetja, ndërsa solidariteti ndërkombëtar është i shkallës së dytë.
“Këto ditë jam i stërngarkuar me letra nga kompanitë anëtare të Odës të cilave iu anulohen marrëveshjet për furnizim, të nënshkruara, të dakorduara me kohë, të cilat e rëndojnë parimin themelor të punës sonë, ndërsa ai është parashikimi. Rritja enorme e çmimeve të lëndëve të para gjatë periudhës së kaluar, por edhe rritja e elementeve hyrëse të cilat e krijojnë çmimin prodhues të energjisë elektrike janë kapsullë iniciale për çmimet momentale të bursës të cilët mbërrijnë deri 185 euro për megavat orë”, tha Azeski.
Javën e kaluar, përkujtoi, edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë dha deklaratë se vëren anulim të paligjshën të marrëveshjeve për furnizim me klientët e tij, shtoi se të tjerët e keqpërdorin sistemin për balancimin e energjisë së MEPSO, kështu që nuk e nominojnë (blejnë) sasinë e nevojshme të energjisë elektrike në vend. Për këtë, Komisioni Rregullator Energjetik filloi t’i marrë licencat e sistemit elektro-energjetik në vend. Për këtë, Komisioni Rregullator filloi t’i marrë licencat e furnizuesve dhe i paralajmëroi të gjithë të tjerët që t’i përmbushin obligimet e tyre drejtë klientëve, gjatë kësaj duke mos e keqpërdorur sistemin e furnizimit të MEPSO-së.
“Informacionet e tona të brendshme thonë se nuk ka probleme me furnizimin me gaz, sepse marrëveshjet vlejnë deri më 1.1.2022 që garanton stabilitet deri në fillimin e vitit të ardhshëm. Përndryshe, çmimi i gazit te ne për momentin, është katër herë më i vogël, nga çmimi i gazit në Evropë i arritur gjatë tre ditëve të kaluara në Bursën e Holandës”, shton kryetari i Odës.
Ai thekson edhe masa konkrete të cilat do ta parandalonin situatën.
Kryetari i Odës potencoi se kjo iniciativë assesi nuk guxon të kuptohet si ndonjë dramatizim i situatave, por si transparencë, e nevojshme për paraqitje të dukurive të këtilla të cilat nuk varen nga ne, por nga ngjarjet, të cilat janë jashtë mundësive tona.