Aziri: Gjergj Dedaj po përçan shqiptarët, duhet të shkarkohet

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, ka kritikuar ashpër veprimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, i cili uroi ratifikimin e Protokollit për aderim në NATO, duke publikuar një foto të deputetëve të BDI-së me kreun e kësaj partie, Ali Ahmeti.

Aziri, akuzoi diplomatin kosovar se në këtë mënyrë po përçan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe kërkoi që i njejti të shkarkohet me urgjencë nga institucionet e Kosovës.

“Asgjë nuk mbetet nga demokracia kur haptazi ambasadori i PDK-së në BDI shpreh simpatinë e tij! Kujtojmë ambasadorin se detyra e tij si diplomat është të punojë për mbështetje të interesit të Kosovës për shqiptarët e RVM-së, e jo e kundërta; mbështetja e interesave partiake të partive ku ai emërohet ambasador. Gjestin e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj e konsideroj si përçarje ndër shqiptarët dhe për këtë shkak për ne ky diplomat është “a persona non grata” dhe i njejti duhet të jetë i shkarkuar!”, ka shkruar Aziri në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme