Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme nga policia, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Bëhet fjalë për Medi M, nga Berati, i cili në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta në këmbë djalin e tij F.M, 17 vjeç.
Pas arrestimit, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”.