Një burrë afrikano-jugor është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi hodhi vajzën e tij 6-muajshe nga çatia e një kasolleje që policia kishte ardhur për ta prishur.
38-vjeçari mori fëmijën dhe hipi në majë të banesës së tij për të protestuar kundër shkatërrimit të kasolleve në Kwadwesi, pranë Portit Elizabetë.
Kur një prej policëve u ngjit sipër kasolles për të bindur burrin që të zbriste, ai e kapi nga kyçi i këmbës vajzën dhe e hodhi poshtë. Fotoja tregon policin që po nxiton për të ndaluar babain e çmendur, por ndërhyrja e tij ishte me vonesë.