Babai është i dyshuar për ngacmim seksual, Fari Hiseni pushon aktivitetet politike

Dje është ndaluar një person me iniciale D.H. i dyshuar për sulm seksual. Informacioni për “360 gradë” është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

I dyshuari për sulm seksual D.H.
“D.H. është privuar nga liria nga zyrtarët policorë nga RSV Shkup për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulm seksual dhe vepra të tjera” dhe në koordinim me Prokurorinë Publike po punohet për zbardhjen e rastit”.

Jozyrtarisht, i dyshuari ka sulmuar një djalë në një park në një lagje të Shkupit rreth orës 03:00.

Poashtu mësohet se i dyshuari D.H. është babai i Fari Hisenit, zëdhënësi i VLEN, i cili menjëherë ka pezullluar aktivitetin e tij politik duke bërë një reagim në facebook.

“Jam thellësisht i tronditur dhe i lënduar nga lajmet që dolën në media për prindin tim. Nuk gjej fjalën e duhur për ta përshkruar këtë moment!

Nëse këto informata rezultojnë të sakta, do të jetë një goditje e tmerrshme, jo vetëm për mua, por edhe për të gjithë familjen time. Vetëm paramendimi se ballafaqohem me këtë ma djeg shpirtin!

Si njerëz, ne jemi përgjegjës vetëm për veprimet tona dhe për vlerat që mbrojmë, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë time për të vepruar. Prandaj, për të mos krijuar asnjë keqkuptim apo përshtypje të gabuar, kam vendosur të ngrij përkohësisht aktivitetet e mia politike. Nuk dua që nga pozicioni që kam të perceptohet se mund të ndikoj në ndonjë mënyrë në institucionet që hetojnë këtë çështje të ndijshme.

Gjithë jetën time unë kam qenë aktivist i të drejtave të njeriut, ku kam luftuar kundër padrejtësisë dhe dhunës në të gjitha format e saj. Nuk mund të qëndroj indiferent ndaj saj, pavarësisht nga kush vjen.

Gjithashtu, në këto momente të vështira, kërkoj me përulësi që të respektohet sa më shumë privatësia e familjes sime. Na duhet një hapësirë për ta përballuar këtë situatë me qetësi, larg syve të të opinionit që vetëm se e rëndon këtë situatë në të cilën gjendemi edhe më shumë!”, thuhet në reagimin e Fari Hisenit.

Ndryshe, Daim Hiseni është mbajtur në stacion të policisë pasi një prind i një 16-vjeçari e akuzoi për sulm seksual ndaj të birit, rreth orës 5 të mëngjesit në një park të Shkupit.

Deri në fillimin e gjykimit, gjykatësi ndaj Hisenit ka shqiptuar masën e kujdesit ndërsa është paditur për “sulm seksual dje përdhunim”, në bazë të nenit 186 të Ligjit për vepër penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme