Babai i Florencit mbërrin pranë të birit në Francë, tregon fakte shokuese për masakrimin e 23-vjeçarit

23-vjeçar Florenc Beqiraj ndodhet në gjendje të rëndë në Francë, pasi u dhunua në mënyrë barbare në burgun e Marsejës.

I riu nga Shkodra u masakrua në qelinë e burgut në Marsejë vetëm dy ditë para se ai të nisej për Shqipëri. Ai ka plagë të forta dhune në krahë dhe një shenjë të madhe rreth qafës, që të jep përshtypjen sikur e kanë lidhur me litar.

Ditën e sotme, në spitalin ku ndodhet i riu, ka mbërritur dhe babai i Florencit, Gezim Beqiraj i cili ka konstatuar shenja të shumta dhune në trupin e të birit. Babi i tij pretendon se mjekët e spitalin po mundohen ta fshehin ngjarjen, ndërsa gjendja e tij është mjaft kritike dhe ka kaluar në vdekje klinike.

Si ndodhi ngjarja

Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, në një burg të Marsejës, aty ku një 23-vjeçar shqiptar i identifikuar si Florenc Beqiri nga Shkodra, është masakruar dhe tashmë ndodhet në koma.

Beqiraj prej një muaji ndodhej në burg ndërsa për shkak të dhunës së ushtruar janë vetë familjarët që hedhin dyshime të forta.

Sipas tyre ai mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre. Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.

Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në proçedura për azil. Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë. Ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe para tre ditëve policia e ka dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marseille. Spitali i ka vendosur tubat e oksigjenit dhe mbahet në reaminacion ku sipas të afërmve kërkohet një pjesëtar i familjes, që të firmosë për heqjen e tubave të oksigjenit.

Babai i Florencit, Gëzim Beqiraj është nisur për në Francë, por është bllokuar në Turqi dhe përsëri është kthyer në Shkodër. Shqiptarët në Francë i kërkojnë Prokurorisë së Marsejës që të hapen kamerat e sigurisë së burgut për të verifikuar se si ka ndodhur realisht ngjarja me Florenc Beqiraj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme