Babai i të akuzuarit për vrasjen e Ivanoviqit akuzon Kosovën për metoda millosheviqiane: Po ma torturojnë djalin

Nebojsha Roshiq, babai i të arrestuarit Marko Roshiq, ka deklaruar se shqiptarët ia kanë torturuar në mënyrë të pashpembullt të birin vetëm që të rrëfente e të akuzonte nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiqin dhe shtetin serb për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Kur e vizitova Markon, të birin, dy ditë më parë, ai më tha se nuk po mund të duronte më dhe se duhej të tregonte që vuante torturë të pashembult, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht,” tha z.Rosiq.

Më tej, ai shtoi: “Që në momentin që ma morën birin, filloi abuzimi fizik e psiqik. E rrahën dhe bënin selfie me të. Në një sesion të marrjes në pyetje, një prej oficerëve me emrin besim, tha: “Marko, duhet të na thuash që Radojiçiqi dhe Serbia e organizuan vrasjen, dhe ne të lirojmë menjëherë.”

Ai theksoi se nuk pajtohet me një shantazh të tillë ndaj të birit, përcjell Periskopi.

“Pyes veten, edhe sa do të zgjas kjo torturë, edhe sa do të mund të durojë i biri im. Ai është në gjendje mendore shumë të keqe, dhe ka tentuar edhe t’ia merrte jetën vetes,” pretendoi më tej Rosiq.

Ai po ashtu pretendoi se përfaqësuesit e Eulexit që mbikëqyrin gjyqësorin e Kosovës ishin të interesuar për çështjen, por u dëbuan nga Prokuroria. /Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme