Babai i të dyshuarit për vrasje masive në Las Vegas në natën e së dielës, ishte dikur një grabitës i bankës i cili u arratis nga burgu dhe u plagos.
Ai ishte në listën e më të kërkuarve të FBI-së, tha vëllai i vrasësit Stephen, Bruce Paddock në një intervistë për mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
Tutje ai ka shtuar se babai i tyre është Patrick Benjamin Paddock.
Raportohet se rreth vitit 1960, Paddock-u i vjetër, ku thuhet se ishte 34 vjeç, u akuzua për plaçkitje të së paku tre bankave në Phoenix, sipas llogarive arkivore të gazetave.
Ai thuhet se vodhi më shumë se 20,000 dollarë, ekuivalent prej rreth 165,000 dollarëve sot.
Në vitin 1960, agjentët e FBI-së njoftohet se e arrestuan atë në Las Vegas, pasi një punonjës i bankës dha informacione policore rreth makinës së largimit. Bëhet e ditur se u paraqit në një formacion para punonjësve të bankës dhe më vonë u dënua me 20 vjet burg, transmeton Klan Kosova.



