Babai nga Gaza humb 2 fëmijët e tij brenda një ore për shkak të kequshqyerjes

Yahya Habbush nga Gaza humbi dy djemtë e tij, Suheyl 10-vjeç dhe Muhammed 8-vjeç brenda një ore nga njëri-tjetri për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme, raporton Anadolu.

Thuhet se edhe 2 fëmijë të tjerë humbën jetën për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme dhe privimit nga kujdesi shëndetësore në Rripin e Gazës ku ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj që nga 7 tetori 2023 dhe e cila ka çuar popullin drejt urisë duke penguar hyrjen e ndihmave.

Babai 33-vjeç nga Gaza, Yahya Habbush që u strehua në qytetin Rafah në jug në kufi me Egjiptin duke u larguar për shkak të krizës së urisë nga veriu i Rripit të Gazës, varrosi në një prej varrezave në Rafah djalin e tij 10-vjeç Suheyl i cili humbi jetën nga kequshqyerja. Kur babai nga Gaza u kthye nga varrezat ai mori lajmin për vdekjen edhe të djalit tjetër, 8-vjeçarin Muhammed.

Në një postim nga llogaria e tij në Facebook, babai i pikëlluar Habbush tha: “Djali im i dytë Muhammed ra dëshmor një orë pasi varrosa djalin tim dëshmor, Suheyl”.

Në fotografitë e postuara në median sociale, Habbush shihet teksa nën lot u jep lamtumirë fëmijëve të tij të mbetur kockë e lëkurë për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme.

Dy fëmijët të prekur me paralizë cerebrale që në lindje, thuhet se për shkak se Izraeli ka penguar hyrjen e ndihmave ata nuk kanë mundur të ushqehen mjaftueshëm dhe nuk kanë mundur të merrnin ndonjë shërbim shëndetësor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk ka dalë me deklaratë lidhur me vdekjen e fëmijëve në fjalë.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza në një deklaratë më parë njoftoi se 27 persona kanë humbur jetën për shkak të ushqyerjes së pamjaftueshme dhe dehidrimit në Rripin e Gazës, ku Izraeli ka shkaktuar “katastrofë humanitare” duke penguar hyrjen e ndihmave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme