Në një festë familjare Joseph Andrade 44 vjeç, dhe djali i tij Carlos 22-vjeçar, dyshohet se ndërruan jetë nga mbidoza e drogës.
Pas festimit të një ditëlindje në familjen e tyre, Joseph dhe Carlos u larguan nga festa, me arsyetim se po dilnin jashtë për një tym, në Broklin të New Yorkut.
Mirëpo më vonë e dashura e Carlose, Jasmin Santos e gjeti atë të shtirë në tokë.
Ajo bërtiti dhe u përpoq ta ndihmonte. Ajo tha se po kthehej blu, shkruan New York Post. Ndërsa babi i tij është gjetur pa shenja jeta më larg.
Hetuesit dyshojnë se vdekja e djalit dhe e babit ka ardhur nga një përzierje e substancave narkotike.
Policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur një qese të vogël të kuqe plastike pranë dy burrave. /Insajderi.com