Bahtiri: AKR-ja ka marrë vendim që mos të bëjë koalicion me PAN-in

Kryetari i Mitrovicës, nga AKR, Agim Bahtiri ka thënë se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendim që të mos bëjë koalicion më PAN-in. Këto komente të Bahtirit vijnë një ditë përpara Seancës së Kuvendit ku pritet që PAN të dal me nominimin për kryetar të Kuvendit. Bahtiri po ashtu ka thënë se do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës dhe se fitorja e tij në këtë komunë do të jetë e pakontestueshme “Dje mediat kishin shkruar se unë nuk do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës, por pasi që isha në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit, e kam pasur telefonin mbyllur dhe nuk kam mundur t’iu përgjigjem thirrjeve të mediave dhe të qytetarëve, për shqetësimet e të cilëve më vjen jashtëzakonisht keq.Po ashtu edhe familja ime ishte shqetësuar shumë, të cilët pastaj edhe bënë një apel publik që të rikandidoj. Unë i garantoj qytetarët e Mitrovicës se do të jem çdoherë me ta dhe do të punoj për ta. Pra, unë do të rikandidoj prapë për kryetar të Mitrovicës, ku fitorja do të jetë e pakontestueshme, duke pasur parasysh punët që i kemi bërë së bashku me qytetarët dhe ekipin më të cilin i hyj kësaj gare”, thuhet në postimin e tij “Pjesë e ekipit tim do të jenë njerëzit më të devotshëm që vijnë nga gjiri i popullit, ku sot do ta prezantoj listën me 38 kandidatët e AKR-së për asamble komunale, të cilët janë njerëzit me të denjë të Mitrovicës për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve. Gjithashtu, ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in”, thuhet në postimin e Bahtirit./21Media

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme