Bahtiri “garanton me jetë” se në Mitrovicë do ta mposhtte edhe Kadri Veselin

Agim Bahtiri ka shprehur bindjen se në garën për kryetar të Komunës së Mitrovicës është i pakonkurrencë.

Nuk ka vendosur ende se a do të rikandidojë, por nuk e ka konsideruar humbjen si opsion nëse do ta bënte këtë. Madje, në “Puls” të KTV-së ka shprehur bindjen se në një garë të mundshme për të parin e Mitrovicës do ta mposhtte edhe kreun e PDK-së, mitrovicasin, Kadri Veseli.

“Unë po i drejtohem Kadri Veselit përmes emisionit tuaj se në qoftë se rikandidojë prapë për kryetar të Mitrovicës do ta rrëzoj edhe nëse ai kandidon. Ju garantoj me jetë. Qytetarët e Mitrovicës e kanë pa njëherë dritën me sy dhe nuk kthehen më në terr. Nëse kandidohem unë nuk kam kundërkandidat dhe do fitoj”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme