Bahtiri në Pejë: Koalicioni i natës po sheh ëndrra, do të pësojnë infarkt pas 11 qershorit

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, gjatë një tubimi në Loxhë të Pejës, ka thënë se “koalicioni i natës po sheh ëndrra, nuk po e di që me të vërtetë ka humbur”.

Bahtiri ka kujtuar vitin 2013 kur LDK-ja kishte fituar nëntë komuna dhe AKR-ja dy, e që ishin ndër qytetet më të mëdha të Kosovës, ndërsa ka numëruar komunat që në zgjedhjet e 11 qershorit koalicioni LDK-AKR do të marrë më shumë vota se të tjerët.

Kryetari i Mitrovicës, që në këto zgjedhje mbanë numrin 50, ka thënë koalicioni LDK-AKR-Alternativa në këto zgjedhje do të dalë fitues edhe në Rahovec, që është edhe vendlindja e kandidatit për kryeministër, Avdullah Hotit.

Bahtiri ka thënë se PDK-ja edhe në Drenicë në këto zgjedhje do të pësojë shumë keq. Ndërsa ai, duke ironizuar me PDK-në, ka thënë: “Prandaj i kisha lutur që të dorëzohen para 11 qershorit, se me të 11 mund të pësojnë infarkt”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme