Bahtiri nuk zbath këpucët me pluhur në shtëpinë e familjes skamnore

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nuk i hoqi këpucët e tij kur shkoi për t’ia dhuruar çelësat e shtëpisë së re një familjeje skamnore në Mitrovicë. Këtë shtëpi e ndërtoi shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit”, derisa Agim Bahtiri mori pjesë në këtë kremtim të shtëpisë dhe falënderoi shoqatën në fjalë.

Festën e Bajramit të Madh, familja gjashtë anëtarëshe e Murat Fejzullahut, do ta kremtojë në banesën e re të dhuruar nga Shoqata “jetimët e Ballkanit”, nga Prizreni.

Deri sot kjo familje jetonte në kushte tejet të rënda në një hapësirë prej 20 metrash katrorë, në një barakë të ish ndërmarrjeve të paraluftës nga Serbia.

Çelësat e banesës që gjendet në qendër të qytetit, mu para ndërtesës komunale, familjes Fejzullahut, ia kanë dorëzuar të shtunën kryetari i Shoqatës së lartpërmendur, Halil Kastrati dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim bahtiri, ndërkohë që ishte i pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Qazim Nimani.

shte tepër emocionuese momenti kur familja befas u njoftua sot për këtë vendim të Shoqatës “Jetimët e Ballkanit” dhe Komuna e Mitrovicës, që e përzgjodhi atë të jetë përfituese dhe ai kur iu dorëzuan çelësat. U derdhën shumë lot gëzimi, por Edona, nxënëse e shkëlqyeshme e klasës së gjashtë dhe shtylla e familjes, nëna e kryefamiljarit, plaka 87 vjeçare, Zahidja, e cila kishte bërë pesë operacione deri tash për shkak të sëmundjeve të ndryshme që kishte pas.

Të gjithë anëtarët e familjes ishin shumë mirënjohës dhe falënderuan donatorin e komunën, për banesën e dhuruar, për të cilën thanë se kishin ëndërruar, por nuk kishin shpresa se do ta kenë.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi ua uroi çelësin e banesës familjarëve, falënderoi kryetarin e Shoqatës, Halil Kastratin për këtë dhe ndihmat tjera të shumta që ka dhënë për Mitrovicën.

Kryetari i Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati, tha se është tepër i gëzuar që pati mundësinë të ndihmoj këtë familje.

“Kur i pash kushtet e vështira në të cilat po jeton dhe në veçanti nënën Zahide në këtë moshë e me gjithë këto telashe shëndetësore, nuk u hamenda fare për të dhuruar banesën, e cila është donacion i bamirësve të ndryshëm që kontribuojnë në shoqatën tonë për të zgjidhur raste të këtilla anembanë Kosovës. Në Mitrovicë kemi ndërtuar edhe një shtëpi në Kqiq të Madh dhe jemi duke e ndërtuar një tjetër në Tunelin e Parë”, tha ai.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pas vendosjes së familjes Fejzullahu në banesë, për basshkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë shoqatë dhe kontributin e saj dhënë familjeve në nevojë nga komuna e Mitrovicës, i ndau një mirënjohje kryetarit të kryetarit të  Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme