Bahtiri për Labinot Tahirin: Në parti nuk pranojmë shantazhe të askujt

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri në një intervistë për Periskopin ka folur për emërimin e ministrit të tretë nga kjo parti në Ministrinë e Punëve të Brendshme, që nga marrja e mandatit të Qeverisë Haradinaj.

Bahtiri ka thënë se ai personalisht ka përkrahur Flamur Sefaj, dhe se nuk e kishte pritur mirë shkarkimin e tij nga kryeministri Haradinaj.

“Unë me shpirt e me zemër si nënkryetar i AKR’së kam përkrahur Flamur Sefajn, sepse ka qenë djalë evropian dhe me vizion.  Shkarkimin e tij nga kryeministri nuk e kam pritur mirë sepse ka humb një kuadër i jashtëzakonshëm. Pjesa kryesore e përqendrimit tonë ka qenë që të hyjnë në fuqi ligjet dhe të respektohen”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje, ai ka folur edhe për kërkesën e deputetit Labinot Tahiri që në Qeverinë Haradinaj të jetë një ministër nga qyteti i tij – Ferizaj.

“Nuk ka pasur diskutime të tilla brenda partisë. Partia jonë është liberale që mundet me hy e me dalë kushdo, nuk pranojmë shantazhe të askujt. Labinot Tahiri po jep një kontribut të veçantë dhe nuk e di cili ka qenë ndikimi i tij për emërimin e ministrit të fundit. Unë kam raporte të shkëlqyeshme me të. Ne mundemi me pas mendime të ndryshme dhe ato duhet të respektohen. Unë e njoh atë shumë më moti se që është në parti. Ai është djalë i mirë. Unë nuk kam asnjë problem me të. Nëse dikush ka një problem me mua, atëherë unë jam këtu”, ka thënë Bahtiri./PERISKOPI

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme