Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Faton Topalli, i cili tha se muri ra, por kur do të bie qeveria.
Gecaj në një shënim në Facebook tha se Vetëvendosje ka vetëm një synim, rrëzimin e Qeverisë , raporton Gazeta Blic
Ky është shënimi i plotë :
Topalli: Muri ra, kur Qeveria?
Këtyre anarkistëve duket se ju ka zvoglu truni…veç rrëzimin e Qeverise e “fiqirojnë”….ndërsa muri në kokat e tyre assesi të rrëzohet….