Bajram Hoti kërcënon Kadri Veselin: Do të hy në Kuvend dhe do ta shkyej foton e Ibrahim Rugovës

“Kadri, kur të vi edhe një herë në kuvend nuk do të kërkoj falje më.”

Kështu u shpreh Bajram Hoti në kanalin e tij të Facebookut, si kundërpërgjigje e deklaratës së sotme të kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, ku tha se “Presidenti Rugova do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për Pavarësinë e Kosovës”.

Bajram Hoti është njeriu që e largoi fotografinë e Rugovës nga holli i Kuvendit të Kosovës, në verën e vitit 2016 dhe njihet edhe si mik i vjetër i Presidentit Hashim Thaçi, në kohën studimeve dhe veprimtarisë së përbashkët politike.

“Largoje fotografin e Ibrahim Rugovës, se do e largoj prapë, dhe nuk do të kërkoj falje më për prishjen e rendit brenda Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Bajram Hoti sot.

“Bazuar në deklaratën shpresëdhënëse të Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për një President të përbashkët dhe kundërshtimin titist të LDK-së se kjo është e papranueshme më bën të hy prapë në Kuvend e t’ia shkyej foton e kryetarit Ibrahim Rugova. Por një gjë dua t’ia them Kadri Veselit dhe t’ia përkujtoj se ngritja e personalitetit të Rugovës në këtë përvjetor na bën të ndjehemi keq. Sheshi Rugova nuk duhet të bëhet pengesë për sheshin Skënderbeu. Fotografia e Rugovës i jep shije të keqe sheshit Zahir Pajaziti! Hiqni këto pengesa se i heqi unë dhe nuk të kërkoj falje më”, ka shkruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme