Bajrami: Asociacioni nuk mund të merret me arsimin e lartë

Deklaratat e zyrtarëve serbë që Universiteti i Veriut të Mitrovicës të jetë i integruar në Asociacionin e komunave serbe po shihen si të papranueshme për ministrin e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Kohë më parë, kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq, kishte deklaruar se Universiteti i Veriut të Mitrovicës duhet të inkorporohet në Asociacionin e komunave serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkaq, edhe zëvendësdrejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, ditë më parë ka thënë për mediat serbe se ky universitet do të mbetet gjithmonë nën administrimin e sistemit arsimor të Serbisë.

Ministri i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka thënë për gazetën se Asociacioni duhet të merret me politika lokale dhe assesi me politika qendrore siç është arsimi i lartë. Sipas tij, Ligji për arsimin e lartë është politikë qeveritare dhe jo lokale dhe assesi nuk mund të jetë brenda Asociacionit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme