Bajrami: Nuk do të lejohet ulja e pagave për mësimdhënësit

Ndonëse me Projektligjin për pagat mësimdhënësit janë renditur me koeficient mjaftë të ulët, Ministria e Arsimit ka thënë se pagat e tyre nuk do të ulen. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është zotuar se para se Projektligji të shkojë në Kuvend do të kërkojnë që të bëhet rishikimi i tij dhe të bëhen ndryshime.

“Absolutisht nuk do të lejohet asnjë zvogëlim i pagave apo ulje e statusit të mësimdhënësve. Profesioni i mësimdhënësve është i rregulluar dhe asnjë Qeveri nuk do ta kthejë këtë profesion mbrapa. Por ajo çfarë duhet t’u themi të gjithë mësimdhënësve është që kur ata bëjnë kërkesa për ngritje të pagave duhet të demonstrojnë që vërtet cilësia është ngritur dhe në proporcion me atë ngritje do të ngrihen pagat”, ka deklaruar Bajrami për gazetën, shkruan sot “Koha Ditore”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme