Shefja e Grupit parlamentar, Valdete Bajrami ka kritikuar presidentin Hashim Thaçi, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij pasi po luan me të ardhmen e vendit, me deklarata se nuk ka pasur spastrim etnik por tentim për spastrim etnik.
Bajrami ka kritikuar Thaçin edhe për deklaratën e dhënë, e që nuk e ka realizuar, lidhur me padinë që do t’ia bëjë Dick Martyt për shpifje, transmeton KP.
“Së fundmi po luan me të ardhmen e shtetit sepse po luan me idenë se nuk ka pas spastrim etnik. Të deklarohet presidenti që në Kosovë nuk ka pas spastrim etnik por ka pasur tentim të spastrimit etnik, kjo nuk duhet lejuar sepse me këto deklarata të pamenduara mirë, të pa analizuara do t’i kushtojnë të ardhmes së vendit tonë. Nëse nuk e dini, është koha të dorëhiqeni sepse nuk guxon e ardhmja e shtetit të përdoret për çështje individuale”, tha ajo.