Bajrami tregon se për çka do të mbahet mend Qeveria ‘Haradinaj’

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme i ka bërë thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të vijë në seancë, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2018, raporton “Zeri.info”.

“Buxheti është më shumë i kryeministrit se i ministrit të financave. Unë i bëj thirrje kryeministrit Haradianj që të vijë në sallë ku po diskutohet buxheti”, tha Bajrami.

Ajo më tej, tha se buxheti i planifikuar për vitin  e ardhshëm jo që nuk adreson problemet e qytetarëve, por as nuk është i përputhshëm me programin qeverisës.

“Shumëçka është thënë nga kolegët deputetë, por duhet të ngris edhe unë disa nga shqetësimet për këtë projektligji. Buxheti duhet të adresojë nevojat e qytetarëve. Buxheti jo që adreson nevojat e qytetarëve, por nuk është në harmoni as me programin qeverisës”, shtoi ajo.

Gjatë kritikave të saja në drejtim të qeverisë, deputetja e LDK-së tha se qeveria Haradinaj do të mbahet mend vetëm për një gjë, për numrin e madh të zëvendësministrave të emëruar.

“Rritja enorme e numrit të zv.ministrave, nëse për asgjë tjetër, qeveria Haradinaj do të mbahet mend për numrin e madh të zv.ministrave”, theksoi Bajrami. /zeri

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme