Bajrush Morina ‘zbulon’ një fakt tronditës: Deputeti që e ka vrarë Enver Malokun s’është as LDK, as VV!

Gazetari Bajrush Morina i është kundërpërgjigjur deputetit të Nismës për Kosovën, Milaim Zeka lidhur me pretendimet se kush mund të jenë vrasësit e aktivistit të LDK-së, Enver Maloku.

Morina fillimisht tha se është deputet në Kuvendin e Kosovës, por pa ia përmendur emrin, ai që dyshohet bashkë me gruan e tij për vrasjen e Enver Malokut.

Mirëpo, në postimin e ri, Morina kësaj here shkon më tutje, duke ‘amnistuar’ deputetët e LDK-së dhe të VV-së, shkruan lajmi.net.

“Une nuk besoj se ti e di se ne cilin deputet kam aluduar une, por qe me ta fshi krejt prej mendjes tende aludim tend te gabuar atehere po te them se deputeti per te cilin une dyshoj se ka dore ne vrasjen e Enver Malokut nuk eshte as nga LDK -ja e as nga Vetëvendosja!”, ka shkruar Morina.

Maloku është vrarë para 19 vjetësh në Prishtinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme