Bakllava pa kore me jogurt: Shije e cila nuk harrohet!

Ëmbëlsirë ideale për të gjithë familjarët.

Në këtë recetë ju sugjerojmë t’i shtoni shije ëmbëlsirës tuaj të preferuar, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 100 g arra të bluara,
– 100 g rrush të thatë,
– 1 gotë jogurt,
– 1 gotë e vogël vaj,
– 3 gota të vogla qumësht,
– 3 gota të vogla miell,
– 3 gota të vogla grizë,
– 1 qese pluhur për simite,

Sherbeti:

– 400 g sheqer,
– 500 ml ujë,
– Lëng të një limoni.

Përgatitja:

Në një enë qitni arrat, rrushin e thatë, jogurtin, qumështin, miellin, vajin, grizin, pluhurin e simiteve dhe të gjitha ngadalë përzieni mirë.

Të gjitha qitni në tepsi të lyer.

Ngroheni furrën në 180 gradë C.

Piqeni në furrë të ngrohur, derisa pjesa e sipërme të marrë ngjyrë të artë në të gështenjtë, rreth 30 min.

Priteni në forma të dëshiruara…

Vërejtje: Nëse i qitni shurupin e ftohur, bakllava duhet patjetër të jetë e ngrohtë – nëse qitni shurupin e ngrohtë, bakllava patjetër duhet të jetë e ftohtë. /Telegrafi/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme