Bakllavaja më e madhe në botë u përgatit në Turqi

Pastiçierët nga mbarë Turqia bashkuan forcat dhe përgatitën bakllavanë më të madhe në botë, të cilën e konfirmoi edhe komisioni për shpallje në librin e rekordeve Guinness, raporton AA.

Bakllavaja më e madhe në botë u përgatit në margjinat e Panairit të 3-të Ndërkombëtar të Turizmit, Travelexpo dhe Samitit të gastronomëve, që po mbahet në kompleksin ATO Congresium në Ankara.

Bakllavanë me një peshë rekorde 515 kilogramë, pastiçierët turq e poqën në një tepsi ndërkohë që përpjekjen nga afër e ndoqën përfaqësuesit e komisionit për vendosjen në librin Guinness, të cilët e vlerësuan si të suksesshme.

Njëri nga sponsorët e bakllavasë më të madhe në botë ishte kompania MADO, kreu i të cilës Mehmet Kanbur, deklaroi për AA se pastiçierët kanë punuar në tre muajt e kaluar.

Sipas tij, qëllimi i kësaj ka qenë regjistrimi i bakllavasë si një produkt i traditës turke, por njëkohësisht i është dërguar botës një mesazh se tani është koha për ëmbëlsira, jo për përleshje.

“Bakllavaja turke ka vendin e saj gjatë lindjeve ose vdekjeve të njerëzve, gjatë Bajramit dhe datave tjera të rëndësishme në jetën tonë. I dëshmuam botës se kemi ëmbëlsirën më të mirë në botë. Këta 515 kilogramë janë dyfishi i rekordit të vjetër”, tha Kanbur.

Bakllavaja në fjalë u poq në një tepsi të gjerë 2.5 metra dhe të gjatë 7.5 metra dhe ka gjithsej 11.800 copë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme