Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka dhënë komentin e saj lidhur me bashkëpunimin që ka pasur me ish-kryeministrat dhe me kryeministrin aktual, Albin Kurtin.
Në emisionin “Oxygen”, Balje ka dhënë komente për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se “ka qenë boss”, për Hoti që ka thënë se ishte i mirë, kurse për Kurtin tha se është më strikt.
“Ramushi ka qenë boss. Albini është shumë më strikt. Avdullah Hoti ka qenë shumë i butë, shumë i mirë, i kuptueshëm”, ka deklaruar Balje në këtë emision.
Tutje, në këtë intervistë, Balje flet edhe për viktimat e dhunimit në Kosovë, e edhe për rastet kur dhunues janë policët.
Ndër të tjera, moderatori i emisionit u tall pak edhe në lidhje me shpenzimet e deputetes Balje për udhëtime brenda Kosovës, e cila u rendit e dyta në këtë listë me rreth 25 mijë euro të shpenzuara nga viti 2011, kur është miratuar rregullorja për privilegjet e deputetëve. Ai i tha se “po t’i shtoj edhe 5 euro për benzinë se më duket e ke lënë kerrin dhezë”.