Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pohoi sot se ngjarje të tilla të rënda si ajo e 25-vjeçarit në Tiranë, ndodhin edhe në vend të botës.
Ai ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ku ndër të tjera dënoi djegien e elementëve festivë gjatë protestave.
Po kështu Balla krahasoi reagimin e policisë në SHBA me atë të policisë shqiptare.
“Goditja dhe vendosja e zjarrit tek elementët që përbëjnë festën e Krishtlindjes është e rëndë. Unë jam mysliman, kam një bashkëshorte ortodokse dhe festojmë të gjitha festat. Nuk gjej arsye të them si djali im del nga shtëpia dhe i vë zjarrin bredhit” – tha Balla Balla.
© SYRI.net