Balla poston foto me AI për të manipuluar numrin e protestuesve, shkrimi në pankarta e nxjerr zbuluar (FOTO)

Prej 62 ditësh vendi është përfshirë nga protesta të vazhdueshme, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, sipas kritikëve të mazhorancës, përveç reagimeve politike, janë bërë edhe përpjekje për të minimizuar përmasat e protestave, të cilat herë pas here kanë shkaktuar polemika.

Në qendër të debatit këtë herë është kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pretendime se ai ka publikuar një fotografi të modifikuar me inteligjencë artificiale, me qëllim që të paraqitet një pjesëmarrje më e ulët në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas këtyre pretendimeve, manipulimi vihet re te banderolat që mbajnë protestuesit në duar, ku shfaqen mbishkrime që nuk formojnë fjalë me kuptim në gjuhën shqipe, një element që përdoruesit e rrjeteve sociale e konsiderojnë si gjurmë të përdorimit të inteligjencës artificiale.

Ky detaj nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ndjekësit e Ballës, të cilët kanë vënë në dukje mospërputhjet në imazh dhe kanë ironizuar postimin e tij.

Debati vjen në prag të protestës së radhës kombëtare, për të cilën organizatorët kanë njoftuar se pritet pjesëmarrje edhe nga shqiptarët e diasporës.

The post Balla poston foto me AI për të manipuluar numrin e protestuesve, shkrimi në pankarta e nxjerr zbuluar (FOTO) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme