Balli Kombëtar Demokratik: Haradinaj po ja zgjatë jetën klanit pronto,tërhiqemi nga koalicioni

Pa u bërë 24 orë nga arritja e marrëveshjes në mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Nisma për Kosovën dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë shpërthyer pakënaqësitë.

Udhëheqës i partisë Balli Kombëtar Demokratik, Gazmend Islami, i cili pak ditë më parë ka nënshkruar koalicionin parazgjedhor me partinë e Haradinajt, sot është tërhequr nga koalicioni.

Islami ka thënë për Telegrafin se “prishja e koalicionit ka të bëjë më atë se përmes kësaj marrëveshje po i zgjatet jeta klanit pronto”.

Sipas tij, Haradinaj ka shkelur parimet, besën dhe fjalën e dhënë tek qytetari.

“Ky koalicion nuk do të zgjatë më shume se dy vite, dhe Haradinaj do të mbetet në harresën e qytetarëve, se na ishte njëherë një politikan”, ka shtuar Islami. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme