Ballkani e konfirmon largimin e Albion Rrahmanit

Ballkani ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Albion Rrahmani është larguar nga klubi suharekas.

Kampioni i Kosovës është pajtuar për shitjen e tij, ndonëse ata nuk e zbuluan klubin e ri të Rrahmanit.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook, Ballkani i dha një lamtumirë emocionuese sulmuesit të tyre.

Postimi i tyre i plotë, pa ndërhyrje:

Lamtumirat janë sa të dhimbshme, aq edhe të hidhura. Andaj sot ty kampioni ynë, foleja jote e përhershme, të thotë thjeshtë MIRUPAFSHIM!Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh.

Çdo minut që ke djersitur me vetëmohim fanellën e klubit, do të ruhet në kujtesën e pa shlyeshme, sepse kontributi yt ishte vlerë e madhe për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Ndarjet janë të vështira, por kur ato bëhen për të nisur një rrugë të re, me perspektivë për të ardhmën e një futbollisti të këtij vendi, të gjithë bëhemi bashkë, në përkrahje të mundësive të reja të kampionëve tanë. Faleminderit për angazhimin shembull në çdo ndeshje e në çdo rrethanë.

Ti nuk e ke kursyer vetën asnjë çast, madje as atëherë kur ke ndjerë dhimbje në trupin tënd, ti ishe gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar shokëve të skuadrës, në synimet drejt sukseseve tona, duke nderuar vetën, klubin dhe qytetin tonë.

Ne jemi të bindur që karrierë e pasur të pret para, andaj të dëshirojmë sukseset më të mëdha të mundshme, kurse derën e familjes së madhe të FC Ballkanit, do ta kesh të hapur përjetësisht.

Mirupafshim Albion Rrahmani, ti o kampion i Republikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme