Pas përfundimit të diskutimit në Monteral, Thaçi ka thënë se Ballkani nuk ka pasur asnjëherë mundësi më të mira për të përfunduar procesin e paqes dhe për të zgjeruar arkitekturën e re euroatlantike që mbështet paqen dhe përparimin.
Përmes një postimi në Twitter ai ka bërë të ditur se në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar ka folur për dritaren e mundësisë që ka Kosova për të avancuar në agjendën pozitive në Evropë.
Thaçi ka qenë pjesë e panelit “Evropa në udhëkryq”, ku është diskutuar për perspektivën evropiane të Shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe te Bashkimit Evropian.
Presidenti ka qenë panelist së bashku me liderëve dhe ekspertëve botëror, në mesin e tyre edhe ish-kryeministri kanadez, Jean Chretien.