“Ballkani rrezikohet nga lufta”

Sakte.net / E hënë, 10 Tetor 2016 – 12:57

Ish-Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, beson se situata në rajon është e rrezikshme dhe se është vështirë të mendohet për ndonjë arritje rajonale – qoftë në bisedime, ose në ekonomi

 

Në një interviste për “Slobodna Dalmacija” ai ka thënë se fqinjët e Kroacisë janë duke krijuar skena të rrezikshme, të cilat do të ndikojnë në botën e jashtme, transmeton Gazeta Express.

“Situata në Bosnje dhe Hercegovinë, por gjithashtu në gjithë regjionin, konsideroj se është duke u rrezikuar çdo ditë e më shumë”, thotë ish-Presidenti kroat, duke potencuar se ekziston rreziku që rajoni të bëhet vend i fuqishëm si Turqia, të përcjellë të njëjtën rrugë politike dhe të ketë të njëjtat kauza.

“Nëse kjo ndodh në Ballkan, as Kroacia nuk do t’i ketë punët mirë. Historia na ka mësuar se luftërat mund të bëhen edhe pa armë ose pa organizim ushtarak”, thotë ai.

“Ndjenjat patriotike dhe konfliktet politike në Ballkan mund të krijojnë luftën e këtij shekulli”, ka thënë Ivo Josipoviç, transmeton Gazeta Express.