Marsel Ismajlgeci është përforcimi i radhës i Ballkanit.
Kampioni në fuqi i Kosovës njoftoi zyrtarisht sot për arritjen e marrëveshjes me 23-vjeçari.
Mbrojtësi i krahut të majtë si futbollist është zhvilluar te Tirana.
Ai së fundi ishte pjesë e Zrinjskin Mostarit, në Bosnjë-Hercegovinë.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“Të dashur tifozë,
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion.
Anësori i majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit.
23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit.
Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”.