Genc Çobani, përkthyes në Francë, sonte në Programi 200, ka folur në lidhje me atë se çfarë do të thotë fitorja e Macron për Ballkanin Perëndimor, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se aspirata e Ballkanit Perëndimor që të jetë pjesë e BE-së, nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës.
“Nëse flasim për Ballkanin Perëndimor dhe aspiratën e tij që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, kjo nuk mund të kuptohet dot pa rolin e Francës , pavarësisht idesë së krijuar se Franca është më larg Ballkanit Perëndimor sesa Gjermania e kështu me radhë. Në fund të fundit Ballkani Perëndimor aspiron të jetë pjesë e një organizmi bashkë në BE, i cili nuk mund të konceptohet dot pa rolin e Francës. Mos të harrojmë Franca është fuqia e dytë ekonomike në BE, pas Gjermanisë, por është fuqia e parë diplomatike dhe politike”, tha Çobani./ Alsat.mk