“Balluku e çoi kilometrin e rrugëve 5-6 herë më shtrenjtë se BE”- Tedi Blushi: Rama shkarkoi një zv.ministre për një arkë me peshk, sot refuzon të shkarkojë zv.kryeministren të kapur me “presh në dorë”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë një reagimnë rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit komenton qendrimin e kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndaj të cilës GJKKO ka vendosur masat; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.


Duke iu referuar deklaratav të Ramës që kundërshton shkarkimin e Ballukut, Blushi kujton kohën kur kryeministri shkarkoi zv.ministren e Brendshme Rovena Voda dhe zëvendësministrin e Brendshëm Andi Mahila, ndërkohë që sot sipas tij refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

“I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Sipas Blushit, sot Rama nuk po mbron Kushtetutën, por po kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës.

Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën. Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë. Kaq është e vërteta”, përfundon Blushi.

Postimi i plotë

̈ ̈, ̈̈

I njëjti Edi Rama që shkarkoi një Zv/ministre vetëm pse pranoi dhuratë një arkë me peshk apo një tjetër pse piu një cigare në një ambient publik, sot refuzon të shkarkojë një Zv/kryeministre të kapur me “presh në dorë” për vjedhjen e qindra miliona euro.

I njëjti Edi Rama që i “dhemb zemra” për Kushtetutën, ndërkohë që ndër vite Gjykata Kushtetuese e ka çertifikuar si shkelësin më të madh të saj, nga vendimi për Teatrin Kombëtar, te ligjet e qepura me porosi për oligarkët e deri te mandati i Olta Xhaçkës.

Është i njëjti “dashnor” i Kushtetutës që Komisioni i Venecias e ka damkosur të paktën pesë herë për shkelje të saj.

I njëjti Kryeministër që donte të shkarkonte Presidentin e Republikës pse mbronte Kushtetutën, tani kërkon të mos shkarkojë Zv/Kryeministren që e çoi kilometrin e rrugëve të florinjta, që shemben si thes kashte, 5-6 herë më shtrenjtë se në vendet e BE.

Sot, Edi Rama nuk po mbron Kushtetutën.

Kërkon të mbrojë bashkëvjedhjet dhe hajdutëritë e veta me duart e Belindës, e cila mesa duket është gati t’i zbulojë të gjitha, nëse Kryeministri do të guxojë ta braktisë.

Kaq është e vërteta!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme