Balotelli rikthehet në Itali, gati firma me skuadrën e Serie A

Mario Balotelli dëshiron të rikthehet të luajë në Itali, pas aventurës aspak pozitive me Sion, në Zvicër.

Sipas mediave italiane, sulmuesi 32-vjeçar i ka rrëfyer miqve të tij më të ngushtë dëshirën për të luajtur sërish në Serie A.

Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë dasmës së vëllait të tij Enock. Mësohet se Balotelli është në bisedime me skuadrën e Cagliari, që u rikthye në Serie A nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri.

Sulmuesi është gati të bëjë një sakrificë të madhe akonomike për të luajtur sërish në Itali. Mes Ranieri dhe Balotelli gjithnjë ka patur një marrëdhënie të mirë, ndaj dhe palët po punojnë për realizimin e këtij transferimi.

Ndoshta Ranieri, me përvojën dhe moshën e tij, do të arrijë të rikthejë sulmuesin që njohim të gjithë, duke e patur nën kontroll. Një sulmues që mund të shpërthejë me Cagliari dhe të tregojë sërish aftësitë e tij të jashtëzakonshme.

Hera e fundit që Mario Balotelli ka luajtur në Itali është sezoni 2020-2021, kur vishte fanellën e Monza në Serie B. Një vit më herët, sezoni 2029-2020, ai luante ne Serie A me ekipin e Brescia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme