Bandës shqiptare të kokainës në Londër mbi 50 vjet burgim

Janë dënuar me 43 vite burg anëtarët e një bande kriminale shqiptare, të cilët trafikonin lëndë narkotike në Britani.

Shtetasit në fjalë u arrestuan në më 27 prill 2017 teksa po dërgonin 9 kg kokainë në një parkim në zonën Brentford. Grupi e fshihte kokainën në thellësitë e makinave dhe vepronte në Londër dhe Anglinë jugore, raporton policia britanike.

Udhëheqësi i grupit ishte shqiptari Lulëzim Zefi, 36 vjeç, i cili përdorte korrierë profesionistë për të transportuar drogën. Droga e sekuestruar nga policia kapt vlerën e 720.000 stërlinave.

Kreu i grupit, Lulëzim Zefi u dënua me 12 vite burg, Valentin Malocaj me 8, Valon Bajgora po ashtu 8 vite burg, Gjergji Marku me 6 , Ramadan Doçi 6, Admir Simeqi me 6, Admir Bici 2 vite e 8 muaj dhe Kamel Safieddine me 2 vite e 8 muaj burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme