Banesa u shkrumbua nga flakët duke i marrë jetën foshnjës 6-muajshe

Tirana është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një foshnjë 6-muajshe humbi jetën, ndërsa banesa ku ajo ndodhej u përfshi nga flakët.

Bashkë me foshnjën ndodhej edhe gjyshja e saj, e cila ka marrë plagë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30  pas mesnatës, ndërsa  Panorama.al ka sjellë edhe disa foto, pak momente pasi ndodhi ngjarja.

Siç shihet në foto, të pranishëm janë forca të shumta zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak. Sot, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Gani Domi”, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa e shtetases J. L. Si pasojë ka ndërruar jetë një foshnje 6-muajshe, ndërsa shtetasja J. L., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme