Bangladeshi është shteti i 114-të që e njeh Kosovën.
“I lumtur t’ju njoftoj se Bangladeshi e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Faleminderit Qeverisë dhe popullit të Bangladeshit”, ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj në profilin e tij në “Tweeter”.
Sipas mediave të Bangladeshit, Qeveria e ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për ta njohur pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën është Singapori, më 1 dhjetor të vitit të kaluar.