Banka Botërore: Ekonomia e Maqedonisë mund të hyjë në stagflacion

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut mund të hyjë në stagflacion, paralajmëron Banka Botërore në raportin e saj të vjeshtës.

Duke marrë parasysh rrezikun e stagflacionit, vendi do të duhet të fillojë zbatimin e reformave që mund të forcojnë përsëri rritjen në afat të mesëm.

Banka paralajmëron mundësinë e hyrjes së Maqedonisë në zonën e stagflacionit, gjegjësisht rritje të ngadaltë ose të ulët ekonomike, e ndjekur nga norma të larta të inflacionit.

Për këtë vit, Banka Botërore pret që inflacioni në vend të jetë 12.1 për qind, vitin e ardhshëm 6.1 për qind dhe në vitin 2024 të bjerë në tre për qind.

Ç’ËSHTË STAGFLACIONI

Ky term është kombinim i dy fjalëve – stagnim dhe inflacion dhe shënon periudhën e rritjes së ulët ekonomike dhe të shkallës së lartë të papunësisë me ç’rast kostoja e jetesës rritet. Është problem sepse me masat e zakonshme për uljen e inflacionit mund të ngadalësohet në mënyrë plotësuese edhe rritja ekonomike. Bankat qendrore mund të ulin inflacionin përmes rritjes së shkallës së kamatës, por kjo nënkupton se plasimi i parasë në treg do të jetë më i shtrenjtë. Pasojë e kësaj mund të jetë ngadalësimi edhe më i madh i veprimtarive ekonomike.

(INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme