Banka Botërore mbështet projektin për rivendosjen e kanaleve të ujërave në Kosovë, i cili do të jetë me rëndësi jetike për rreth 500 mijë qytetarë
Projekti i Sigurisë për Ujërat në Kosovë dhe Mbrojtjen e Kanaleve ka për qëllim rivendosjen e kanalit kryesor të ujit në lumin Ibër, shkruan në uebsajtin “The Water Network”, transmeton Gazeta Express.
Ky është një sistem që do të funksionojë për transportin e ujit dhe do jetë funksional për prodhimin e energjisë, minierave, industrisë, bujqësisë dhe përdorimit familjar.
Sipas Bankës, në këtë sistem përfshihet edhe Prishtina, mirëpo kjo varet tërësisht nga përmbushja e nevojave të ujit.
Marko Mantovanelli, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, ka thënë se uji është në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social, është me rëndësi jetike për të ruajtur shëndetin, rritjen e ushqimit, për të prodhuar energji, të krijojë vende të reja të punës dhe për të menaxhuar mjedisin duke përfshirë përmbytjet dhe thatësira.
“Aktualisht, Kosova qendrore, zona me dendësinë më të lartë të popullsisë në vend mban potencial të madh të zhvillimit në Kosovë, e cila sfidohet nga burime të kufizuara të ujit. Banka Botërore ka kënaqësinë ta mbështesë Kosovën në marrjen e këtij projekti për furnizimin me ujë në formën më të besueshme”, ka thënë menaxheri i Bankës Botërore, Marko Mantovanelli. /GazetaExpress/