Banka Botërore ‘shuplakë’ Ramës: 70 % e familjeve më të varfra të përjashtuara nga ndihma ekonomike

Banka Botërore deklaron se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Të dhënat janë bërë publike në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale.

Raporti ka analizuar familjet që përbëjnë 10 përqindëshin më të varfër të popullsisë, ose 75 mijë familjet më të varfra të vendit. Sipas raportit, vetëm një e treta e tyre janë të mbuluara nga ndihma ekonomike, ndërsa pjesa tjetër jo.

Edhe pse qeveria Rama po aplikon një sistem të ri për përcaktimin e familjeve që trajtohen me ndihmë, ky fillimvit është shoqëruar me debate të shumta në lidhje me ndihmën ekonomike, pasi qeveria ka hequr ndihmën ekonomike për mbi 20 mijë familje, gjë e cila shkaktuar përplasje të forta politike.

Opozita ka akuzuar qeverinë se po përjashton nga ndihma familjet që jetojnë në mjerim, ndërkohë që rrit shpenzimet për luksin e zyrtarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme