Banorët ankohen për mbylljen e paraleles në shqip në “Penko”: Fëmijët duhet të mësojnë në shkollën më të afërt

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Banorët e ndërtesave në afërsi të shkollës fillore “Petar Zdravkovski-Penko” shprehen të tronditur me vendimin e drejtoreshës së shkollës dhe komunës së Butelit për të mos pranuar fëmijët e tyre. Sipas tyre çdo fëmijë duhet arsimohet në shkollën të cilën e ka më afër.
“Është e vërtetë se këtu fëmijët tanë nuk i pranojnë. Pse? A u japin ndonjë arsyetim? Kinse këto qenkan të ndarë me komuna, secila komunë i ka shkollat e veta ndërsa neve na vjen mirë se e kemi shumë afër. Krejt këto ndërtesa që jemi këtu e kemi shumë afër. Edhe ka vend, kudo që të jetë arsimi është arsim. Nuk ka nevojë që nxënësit prej këtu të dërgohen në shkolla tjera më larg. Është e vërtetë se maqedonas ka shumë pak fëmijë e neve secili mundohemi me ndonjë lidhje të regjistrojmë fëmijën ose mbesin pa regjistruar”, u shpreh një banor.

“Unë mendoj se është një diskriminim total. Nuk më duket në rregull nga ana e drejtoreshës e cila e merr një vendim të tillë sepse fëmijët që banojnë këtu është më mirë që shkollën ta kenë më afër vendbanimit të tyre se kjo shkollë në fakt është në komunë të Butelit por fëmijët e Çairit e kanë më afër se fëmijët e Butelit. Mendoj se është një gabim i madh dhe nuk e di me çfarë arsye e ka marrë ajo këtë vendim të tillë që të mos pranojë fëmijët e Çairit që të vijojnë mësimin këtu”, tha një banor tjetër.

Edhe mësimdhënësit e “Penkos” nuk kanë mirëpritur vendimin për shkurtimin e paraleleve. Ata theksojnë se në të kaluarën ka pasur tolerancë për rastet e nxënësve të cilët kanë banuar shumë pranë shkollës. Nga gjithsej 1700 nxënës sa numëron shkolla “Petar Zdravkovski -Penko”, në komunën e Butelit, 90% janë shqiptarë./Alsat.mk.

The post Banorët ankohen për mbylljen e paraleles në shqip në “Penko”: Fëmijët duhet të mësojnë në shkollën më të afërt appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme