Banorët e Komunës së Çairit të ndarë në mendime sa i përket punës një vjeçare të kreut të kësaj Komune. Disa prej tyre me shumë kritika për mos-përmbushjen e premtimeve parazgjedhore, duke përkujtuar se në Komunën e tyre mungojnë shkolla dhe çerdhe të reja si dhe kanalizimi e ujësjellësi, në lagje të caktuara. Disa të tjerë shprehen se kreu i Komunës ka punuar aq sa ka pasur mundësi. Ndërsa vetë Ganiu gjatë llogaridhënies për punën e tij një vjeçare ka theksuar se ka përmirësuar infrastrukturën rrugore në disa pjesë të Çairit, ngritjen e nivelit të pastërtisë publike, krijimin e zonave të gjelberta dhe këndeve për fëmijë.